Pas dezinfektimit rihapet Zyra Komunale e Punësimit në Drenas

Zyra Komunale e Punësimit në Komunën e Drenasit është rihapur sot pasi dezinfektimit të objektit.

“Tani, të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit mund t’i kryejnë shërbimet ne këtë objekt”, njofton Komuna e Drenasit.

Sipas njoftimit të Komunës, Zyra e Punësimit është mbyllur ditë me parë pasi që nuk ishin marrë masat e rekomanduara nga ana e inspektorëve të Komunës dhe rekomandimeve të IKPSh-së dhe MSh-së për dezinfektimin e objektit dhe për pajisje me masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komuna ka bërë të ditur se dezinfektimi është bërë nga APRK-ja dhe në prani të inspektorëve komunalë, të cilët kanë konstatuar se objekti i plotëson kriteret për t’u rihapur.

“Komuna e Drenasit është angazhuar dhe përkushtuar që situatën e pandemisë të kalojë sa më lehtë dhe pa pasoja të mëdha për qytetarët tanë. Po ashtu ka marr masa që të ofrojë shërbime të sigurta për qytetarët die Umgebung të përshtatshëm pune për zyrtarët komunal”, njofton Komuna e Drenasit.