Ilustrim
Rastet e reja me COVID-19, nesër mbyllen tri çerdhe në Prishtinë
Pas njoftimit për 10 raste të reja me COVID-19 në Prishtinë, kryetari i kryeqytetit ka thënë se nesër do të mbyllen 3 çerdhe fëmijësh.
Çerdhet që do të mbyllen nesër, sipas Shpend Ahmetit, janë: “Lulevera”, “Xixëllonjat” dhe “Buzëqeshja”.
Këto çerdhe do të mbyllen dhe do të dezinefektohen.
Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë”.