Lagjet “Pejton”, “Dardani”, “Lakrishte” dhe “Kalabri” nesër do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër më datë 6 qershor 2020, e shtunë, do të realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.

Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës (investim i komunës në ndrrimin e gypit të azbestit). “Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre  kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet.”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Bëhet e ditur se për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00, lagjja “Pejton”, lagjja ”Dardania”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja “Kalabria”, do të mbesin pa ujë./21Media