Kuvendi, tri seanca këtë javë

Kuvendi i Kosovës pritet të mbaj tri seanca plenare gjatë kësaj jave.

Kështu ka njoftuar shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur me 12.02.2024.

Ajo tha se të mërkurën do të shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancës së kaluar, ndërsa të enjten do të mbahen dy seanca.

“U dakorduam që për këtë javë Kuvendi të mbaj tri seanca plenare. Të mërkurën- të shqyrtoj vazhdimet e seancës së papërfunduar, ku janë të parapara katër vendime. Ditën e enjte seanca e re do të jetë në ora 10:00, dhe në të do të shqyrtohen plotësim-ndryshimet kushtetuese sipas propozimit që ka bërë Komisioni për procesin e vettingut. Dita e enjte vazhdon me një seancë tjetër të re e cila fillon në 10:30. Seanca ka pika të rregullta të rendit te ditës dhe vazhdohet me marrëveshje ndërkombëtare”- tha ajo.

Kusari – Lila tutje tha se lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, LDK-ja dhe AAK-ja do t’i votojnë.

“Sot është diskutuar shkurt për marrëveshjet ndërkombëtare. Qëndrimet e dy grupeve (LDK, AAK) nuk kanë ndryshuar në favor të votimit”- tha Kusari-Lila.