Kuvendi shkon në pauzë

Është shtyrë kohë e votimit të Qeverisë Kurti. Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe. Arbërie Nagavci, që po e drejton seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se mas orës katër janë edhe 13 deputetë të PDK-së që pritet të flasin.

“Edhe 13 deputetë të PDK-së janë të lajmëruar për të marr fjalën, po e hedhë në votim nëse jeni të pajtimit që të shkojmë me një orë pauze?”, tha Nagavci.

Ajo bëri të ditur se seanca vazhdon në orën 15:40 minuta.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën me një pikë të vetme: Zgjedhja e Qeverisë.

Seanca ka filluar në ora 11:00.

Albin Kurti, mandatar për kryeministër, e ka lexuar një pjesë të programit qeverisës dhe i ka propozuar Kuvendit kabinetin e tij qeveritarë.