Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi përzgjedh Jeton Bytyqin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 14.02.2024, më 69 vota për ka përzgjedhur Jeton Bytyqin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Bytyqi ishte në garë me Selman Ymerin, i cili mori vetëm 19 vota.

Në votim morën pjesë 96 deputetë, por 8 fletëvotime u shpallen të pavlefshme.

Siç u njoftua, komisioni i posaçëm fillimisht kishte përfunduar të gjitha procedurat e vlerësimit të kndidatëve.

Jeton Bytyqi kishte marr 10 pikë, ndërsa Selman Ymeri 7.38 pikë.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion tha se me 6 tetor 2023 është bërë publikimi i ftesës për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Deri më 25 tetor, Rrustemi tha se kanë aplikuar katër kandidatë, të cilët janë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.

Rrustemi tha se kandidatët i plotësuan kushtet për t’u zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese, por pas intervistimit me gojë vetëm dy prej tyre u vendos që të dërgohen në Kuvend për votim.

Ramadan Gashi, sipas tij, gjatë intervistimit mori vetëm 6.66 pikë, ndërsa Çlirim Hajdari 6.44 pikë.