Foto: Albin Kurti/Facebook

Kurti viziton SHSKUK-në pas djegies për herë të dytë të veturës së drejtorit të Auditimit të Brendshëm

Dy herë brenda më pak se tre muajve, drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Koosvës, Musaj Vitija iu dogj vetura.

E kjo është arsyeja se pse kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e nisi me një vizitë në ShSKUK.

Kurti tha se Vitija ka gjetur shkelje të shumta të dokumentuara gjatë punës së tij.

“Njëherë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës” – tha Kurti.

Sipas të parit të vendit, dy kompanitë përgjegjëse për sigurimin fizik dhe mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

“E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofrojë sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy javë nuk ka arritur t’i rikthejë në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga ‘vetëtima’” – tha Kurti.

Ai tutje shtoi se për të shprehur mbështetjen e tij të parezervë, sot vizitoi ShSKUK-në së bashku me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministrin, Arsim Berisha. Takimi i zhvilluar me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, kryesuesen e bordit drejtues, Aida Rexhepi dhe drejtorin Musa Vitija.

Tutje Kurti tha se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo, sipas tij, jashtë burgut ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

Foto: Albin Kurti/Facebook