Albin Kurti, Jens Stoltenberg/Foto: ZKM

Kurti: Vizita e Stoltenberg në Kosovë, dëshmi e angazhimit të NATO-së për sigurinë e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do të vizitojë nesër Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur këtë vizitë si dëshmi të angazhimit të NATO-së për sigurinë e vendit.

Kurti në platformën ‘X’ ka shkruar se rruga më e sigurt drejt paqes është dhënia e statutit kandidat Kosovës në Bashkimit Evropian dhe integrimi në NATO.

“Me bashkimin Evropian që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia për e statusit të kandidatit në BE për Kosovën dhe integrimi në NATO”- ka shkruar ai.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg nesër pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Shefi i NATO-së nesër në Kosovë