Kurti ua ndërron ministritë dy zëvendësministrave

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Mentor Arifajn zëvendësministër itë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Qeveria.

Mjeku ka qenë zëvendësministër i MINT ndërsa Arifaj zëvendësministër i Ekonomisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre. Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z.Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë. Ndërsa  ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në komunikatë.