Kurti tregon çfarë është diskutuar në takimin me Edi Ramën

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist për një bashkëpunim më të madh dhe të thellë mes dy shteteve. Teksa ka theksuar se Shqipëria është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti i cili po qëndron në Samitin e Paqes i Evropës Juglindore, i cili po mbahen në Tiranë, para gazetarëve foli edhe për shumë çështje të tjera, derisa tha se janë duke punuar për harmonizim të programeve me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Për raportet me Ramën, Kurti tha se nuk i kanë pasur të ç’rregulluara.

Mundësinë e mini-shengenitballkanik, Kurti nuk e mohoi por tha se duhet parë me kujdes se çfarë përmban ai.

Për koalicionin e ardhshëm me LDK-në, Kurti tha se janë në fazën e harmonizimit të programeve.

Përkundër se me herët është thënë se kryeministri Rama përkrahë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se Republika e Shqipërisë është kundër kësaj teze.

“Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial”, tha shkurt Kurti.

Kurti po ashtu përsëriti se dialogu me Serbinë mund të fillojë para pranverës sa vitit të ardhshëm, por s’mundet të përfundojë para zgjedhjeve në Serbi, raporton RTK.

Edi Rama publikon foton me Albin Kurtin

.