Foto: Edi Rama/Facebook

Edi Rama publikon foton me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Rama dhe Kurti kanë zhvilluar sonte një takim në Tiranë.

Takimi, i pari mes tyre pas një kohe të gjatë raportesh të ftohura, ka zgjatur më shumë se tri orë.

Rama ka treguar për çka ka biseduar me Kurtin, por në një pjesë të këtij bashkëbisedimi duket se nuk kanë qenë vetëm ata dy në takim.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, ka shkruar Rama në Facebook në një postim të cilit i ka bashkëngjitur fotografinë me Kurtin bashkë me regjisorin e famshëm Gerard Depardieu dhe atë kosovar, Arben Kastrati.