Foto: Albin Kurti, Manuel Sarrazin

Kurti takohet me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Disa orë para agjendës së planifikuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në 21:30, por, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është mbajtur më herët për shkak të ndryshimeve në agjendë.

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje për atë që është diskutuar në takim.