Kurti përkujton dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çabratit në Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Betejës së Çabratit në Gjakovë, të rënë me 7 maj të vitit 1999.

Kurti ka shkruar se në mbrojtje të civilëve doli Brigada 137 “Gjakova” që luftoj me foract serbe për disa ditë.

“Në këto ditë maji të vitit 1999, në Çabrat e në rrethinat e qytetit, ranë 26 dëshmorë e më shumë se 100 martirë. Mbi 350 civilë të moshave të ndryshme u rrëmbyen me dhunë. Shumë prej tyre u mbajtën peng në burgje të ndryshme.Sot kujtojmë djemtë dhe vajzat që luftuan në betejën e Çabratit. Kujtojmë çdo ditë sakrificat e mëdha për çlirim” – ka shkruar Kurti.