Kurti për zgjedhjet e Serbisë: Nuk ka pasur marrëveshje, ne kemi pritur letra me kërkesë

Kryeministri, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se ata kanë pritur siç i ka quajtur ai, ‘letra me kërkesë’ të cilat nuk kanë ardhur në Qeveri për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ndërsa është shprehur se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që ai nuk është bindur ndërmjet letrave të zyrtarëve ndërmjetësues.

“Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë, nuk e di se sa ndikojnë ne dialog, atëherë kur ta na ftojnë për rundin e ardhshëm, jemi të gatshëm të angazhohemi. Nuk do të thosha që qeveria e Republikës ka marrë vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, por e vërteta është që nuk ka pasur marrëveshje. Ne kemi pritur letra me kërkesë. BE nuk ka qenë e lumtur që unë nuk kam pranuar të bindem ndërmjet letrave të zyrtarëve ndërmjetësues. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë, por me shumë se kaq nuk kam çfarë të bëjë”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se marrëveshje duhet të jetë mes Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ndërsa sipas Kurtit Bashkimi Evropian është vetëm ndërmjetësues.

“Bashkimi Evropian është ndërmjetësues, marrëveshja duhet të jetë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë që zyrat ndërlidhëse janë ato që mund ta lehtësojnë komunikimin në aspektin logjistik, por nuk janë instancat që zyrtarizojnë autoritete politike “, tha Kurti.

Më 3 prill Serbia do të mbaje zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për zgjedhjet serbe