Kurti: Pas zgjedhjeve të reja mund të kemi president të ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtuar sot ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Pas aktakuzës së ngritur nga Specialja, presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje.

Kurti tha se nuk ka pasur takime për zgjedhje të presidentit.

“Unë nuk kam pasë takime për zgjedhjen e presidentit. Kosova ka u.d. të presidentit. Pas zgjedhjeve të reja mund te kemi president të ri”, u shpreh Kurti.

Tutje, ai ka thënë se grupi parlamentarë i LVV ka pak deputetë dhe nuk mund të rrëzojnë Qeverinë aktuale.

Gjithashtu ai theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. “Çdo ditë e humbur është një ditë e fituar për të korruptuarit”, thotë ai.

“Zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë. Çdo ditë e humbur është një ditë e fituar për të korruptuarit dhe një ditë më pak për qytetarët e vendit tonë, Jemi të interesuar që këto zgjedhje të mbahen një orë e më parë. Kjo nuk varet vetëm prej Levizjes Vetëvendosje e cila ka si grup paralamentar 31 deputetë të cilët janë të pamjaftueshëm për të shkaktuar zgjedhjet e reja nëpërmjet rrëzimit të kësaj Qeverie”, theksoi ai.