Kurti në Strasburg takon kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Qëndrimin në Strasburg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e qeverisë, gjatë takimit, kryeministri Kurti foli për përparimin demokratik të vendit, në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile.

“E krahas, indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte. Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah”- thuhet në komunikatë.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi sipas komunikatës ka qenë edhe apkimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës”- thuhet tutje në komunikatë.

Përveç kësaj sipas komunikatës së ZKM-së, kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet tutje aty.

Dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Kurti udhëton për në Strasburg