
Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për shkeljet e të drejtave që, sipas tij, i bëhen komunitetit shqiptar në Serbi.
Kurti ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet ta ketë vëmendjen e njëjtë siç e ka komuniteti serb në Kosovë.
Sipas tij, as në Preshevë, as në Bujanoc, banorët nuk kanë spital.
“As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (~70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranjë, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”- ka shkruar ai në platformën “X”.
We cannot discriminate in respect. The Albanian community in Serbia is entitled to the same attention as the Serb community in Kosova. That is the very premise of minority rights—that ethnicity cannot and should not determine your worth, or lack thereof, in a country.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 13, 2023
Kurti tutje ka përmendur edhe shembuj të diskriminimit i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative.
“6,000 shqiptarë etnikë (siç raporton Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier) janë hequr ilegalisht nga listat e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të votojnë, të punojnë, të blejnë prona apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”- ka shkruar ai.
Tutje ka shtuar se premisa për të drejtat e minoriteteve është që komuniteti shqiptar atje të ketë vëmendjen e njëjtë.
“Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet”- ka shtuar ai.
Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.