Kurti: Beogradi po e vonon konsituimin e institucioneve që të mos vendos sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Beogradi po e vonon konsituimin e institucioneve në mënyrë që të mos vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Besoj që duhet të shtohet trysnia transatlantike mbi Beogradin në mënyrë që ata të përcaktohen. Në luftën që po ndodhë në Ukrainë nuk mund të jesh neutral midis Kremlinit dhe Ukrainës. Beogradi po e vonon konsituimin e institucioneve në mënyrë që të mos vendos sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për arsyet përse nuk ka takime që një vit.

Sipas tij arsyeja përse nuk ka takime nuk do të duhej të kërkohej në Prishtinë por në Beograd.

Ai ka thënë se Kosova kërkon dialog për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve e cila në qendër ka njohjen reciproke.

“Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog, por kjo marrëveshje është e qartë, ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve e cila në qendër ka njohjen reciproke. Tash Beogradi është në siklet, por ky nuk është sikleti ynë, është i tyre”, ka thënë ai.