Kurti: Albright ishte mike e Kosovës dhe partnere e të gjithë atyre që ndiqnin lirinë e demokracinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se me pikëllim mori lajmin për vdekejn e ish-Sekretares së Shtetit të ShBA-së Madeleine Albright.

Ai përmes rrjetit Twitter u shpreh se Albright ishte mike e Kosovës dhe partnere me të gjithë ata që ndoqën lirinë e demokracinë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Madeleine Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh zonja Sekretare”, është shprehur Kurti.

Në njoftimin e lëshuar prej familjes së saj thuhet se Albright vuante nga kanceri.

Albright  ishte në krye të diplomacisë amerikane në kohën e luftës në Kosovë dhe njëra prej përkrahësve më të mëdhenj të sulmeve ushtarake të NATO-s kundër forcave të Serbisë, të cilat po kryenin masakra kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Vdes mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright