Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook

Kryetari i Kamenicës nga PSD kritikon partitë që s’po ia votojnë projektet

Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kritikuar partitë në Kuvendin Komunal që nuk po ia votojnë projektet.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar jemi duke u munduar t’i bindim partitë politike që aq shumë po e luftojnë riorganizimin ta mbështesin një nga projektet më të mira në Kosovë. Hapësira krijuese BONEVET përmes Fondacionit Unë e Du Kosovën ka pranuar të hapë Qendrën në Kamenicë. Në këtë hapësirë fëmijët nxiten të zbulojnë talentet dhe aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri. Fëmijët në BONEVET Gjakova kanë konstruktu makinë me rrymë, e shumë suksese të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

Qëndron Kastrati është zgjedhur kryetar i Kamenicës në vitin 2017. Në atë kohë ai ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa tani është pjesë e Parisë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.

Sipas tij, mos-votimi i projekteve nga partitë tjera në Kuvendin Komunal të Kamenicës është pa kurrëfar arsye.

“Disa herë e kemi hedhë në votim në mbledhje të Asamblesë dhe partitë politike refuzojnë ta mbështesin dhënien e hapësirës nga komuna. Pa kurrëfarë arsye racionale. Për teke koti, projekti i fituar nga GIZ dhe investimet me vlerë qindra mijëra euro po pengohen që të ndodhin”, thotë ai.

“Është për keqardhje kjo çasje e tmerrshme e partive ndaj projekteve pozitive që nuk e lënë Kamenicën të stagnojë si do të donin ata. Nuk kam fjalë!”, thuhet në fund të reagimit të Qëndron Kastratit.