Screenshot: Albin Kurti/Facebook

Kryeministri udhëton për në Vjenë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.​

Forumi Ekonomik i Vjenës do të zhvillohet nesër. Tema e Forumit do të jetë “Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”.

Dje, Kurti ka qëndruar në Paris, ku ka takuar drejtorin për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD, Cyrille Bellier,  dhe Vladimir Deliryn nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Kurti diskuton për çështje energjetike dhe mjedisore me AFD-në në Paris