Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, 21.04.2024. Foto: ZKM.

Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë më 21.04.2024 në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës, që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fjalën përshëndetëse të Kurti theksoi partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal na ndihmojnë të gjithëve dhe çojnë në integrim më të madh ekonomik dhe prosperitet për rajonin tonë” – citohet të ketë thënë Kurti.

“Duke nënvizuar dhe progresin e vendit tonë në tri vitet e fundit, në indekset ndërkombëtare e në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, liri të mediave e demokracinë, kryeministri shprehu dhe se vendi ynë riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi, si promovimi në nivel rajonal i bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe rritjes” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, pritet të takojë edhe liderët e Bullgarisë