Kurti shkon në Gjakovë për të vënë gurthemele të një shkolle e çerdhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se po udhëton për në Gjakovë të vendos gurthemele të një shkolle dhe një çerdhe.

“Tash jeni rrugës për në Ponoshec të Gjakovës, ku do të vëmë gurë themelin e shkollës së re fillore, e mandej në Rezin të Gjakovës, ku do të vendosim gurthemelin e çerdhes së re atje” – tha Kurti.

Kurti ka përfunduar videon duke thënë se “E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë, shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimi ynë”