Qeveria buxheton 1.8 milionë euro për blerje të auoblindave dhe automjete të veçanta për Policinë

Qeveria e Kosovës për Policinë e Kosovës, në buxhetin për vitin 2023, ka ndarë gjithsej 1,800,000 euro për blerjen e autoblindave dhe mjeteve të tjera të veçanta.

Sipas buxhetit të cilin Qeveria i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ky projekt i ri kapital, e cili parashihet të filloj qysh në muajin e parë të vitit që vjen do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2025.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligji i miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, parasheh buxhet në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për Policinë.

Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.

Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit, dhe pritet ndërtimi i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.

Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të kryeministrit Kurti lidhur me ndarjen e buxhetit për 2023.

Kurti: Me buxhetin e vitit 2023 do të shtohen 300 pozita për policë dhe do të blehet armatim modern për ushtrinë