(Ilustrim) Mbledhja e Qeverisë - Foto: ZKM

Promovimi i shtetit, Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Kabineti qeveritar në mbledhjen e mbajtur më 14.02.2024, ka miratuar një propozim vendim për ndarje buxhetore për promovim të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se bëhet fjalë për ndarjen e 45 mijë eurove për Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai theksoi se Kosova ka marrë pjesë rregullisht në konferencat e organizuara nga ky forum, dhe sipas tij, kjo mbështetje financiare është e nevojshme

“Me qëllim të promovimit të interesave ekonomike të Kosovës, propozoj para jush ndarjen buxhetore pre 45 mijë eurosh, Forumit Ekonomik të Vjenës. Ne kemi marrë pjesë rregullisht në konferencat e organizuara, jo vetëm në Vjenë, andaj besoj se është e nevojshme kjo mbështetje”- ka thënë Kurti.

Kosova në majin e vitit 2023, për herë të parë ishte nikoqire e Forumit Ekonomik të Vienës në kuadër të të cilit u mbajt konferenca “Vienna Economic Talks” në Prishtinë.

Në konferencën e titulluar “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”, Kurti pati përmendur edhe marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila do të përdorej për energjinë e rinovueshme.

Kurti në konferencën e Forumit Ekonomik të Vienës: Parashikojmë zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në 10 vitet e ardhshme