Foto nga: Pajtim Çuni & Vjosa Çerkini

KRU 'Bifurkacioni' bëhet me bord të ri të drejtorëve

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi kosovar ka marrë vendim për emërimin e bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Siç është bërë e ditur, për bord janë propozuar, Naim Rexhaj – kryesues, Donat Rexha, Kujtesa Mashkulli dhe Kujtesa Ibushi – anëtarë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për emërimin e bordit të drejtorëve edhe në kompanitë tjera rajonale të ujësjellësit.