Krasniqi: KESCO i ka borxh KEK-ut rreth 51 milionë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, thotë se KESCO i ka borxh KEK-ut rreth 51 milionë euro.

Këtë e ka thënë Krasniqi në emisionin “Kallxo Përnime” teksa ka theksuar se KEK-u nuk ka borxhe.

“Ne borxhe nuk kemi, kemi borxhe rrjedhëse që janë pjesë normale e natyrës së biznesit. Borxhe na ka KESCO dhe shuma e borxheve për momentin është diku rreth 51 milionë. Çmimi që ne ia shesim KESCO-s është 29.6 euro për megavat”- deklaroi Krasniqi.

Nagip Krasniqi tregon se ky borxh i KESCO-s është akumuluar që nga dimri i kaluar.

“Ky borxh është i akumuluar që nga dimri i kaluar. Dikur ka qenë më i lartë, domethënë mos të harrojmë se dikur fatura mujore që KEK-u e faturon KESCO-n është diku rreth, varet nga sezona por diku shkon nga 8 milionë deri në 12 milionë“ – shpjegon ai.

Më tej, Krasniqi thotë se nuk po e dërgon KECSO-n në përmbarim sepse siç tha ai “nuk kryen punë”.