KQZ tregon sa do të zgjasë fushata elektorale për kryetar të Podujevës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e dytë ku u diskutua për procesin e përgatitjes dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tregoi se koha e fushatës për kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës do të jetë 11 ditë, pra nga data 3 deri në datën 13 mars.

“Aplikimi i partive për certifikim të subjekteve politike që janë të interesuara të garojnë fillojnë më 8 shkurt deri më 17 shkurt”, tha Daka tutje.

Eshref Vishi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se do të ishte më mirë të ketë një afat më të shkurtër për fushatë.

“Kam rezervat e mia 11 ditore, kemi vetëm një komunë jo shumë komuna do të ishte mirë që ky afat të jetë më i reduktuar por megjithatë Këshilli për Opercionale Zgjedhore e ka shqyrtuar këtë punë por mendoj se më efikas dhe më funksional do të ishte një afat më i shkurtër, një javë ose 10 ditë”, tha Vishi.

Këto zgjedhje do të mbahen pa vendimit që Kryetari i tanishëm i po të njëjtës komunë, Agim Veliu ka marrë mandat të jetë Ministër i Punëve të Brendshme.

Data e caktimit të zgjedhjeve është përzgjedhur në mars më saktësisht më datë 15.