Kosovë, dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur dy persona me COVID-19.

Sipas të dhënave, janë evidentuar 11 raste të reja nga 58 testime.

Raste aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht janë 93, derisa 14 janë në trajtim spitalor.

Nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 3,206 persona të prekur me këtë virus.