Ilustrim

Kosova anulon linjat ajrore dhe tokësore nga katër shtete evropiane

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka marr vendim që të pezullojë përkohësisht të gjitha linjat ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia “si zona me rrezik të mesëm e rrezik të lartë” nga coronavirusi.

Ky vendim, sipas ministrit, hyn në fuqi nga nesër, më 13 mars, në ora 15:00.

“Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri me datë 27 mars.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen shkollat deri më 27 mars