Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen shkollat deri më 27 mars
Qeveria e Kosovës porsa ka marrë vendim për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri më datë 27 mars.
Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet në këto momente.
Propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Ndërprerja e procesit edukativo -arsimor deri më 27 mars në të gjitha nivelet, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna, kjo masë nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe të sigurisë
Pezullimi i përkohshëm ajror dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë
Kontrolli i obliguar i udhëtareve në të gjitha hyrje daljet të gjithë qytetarëve që vijnë nga vendet epidemike
Vetëkarantim i detyruar për ata që hyjnë nga zonat me rrezik të lartë dhe të mesëm, nëse nuk mund të karantinohen rekomandohen të vendosen në karantina të përbashkëta të përcaktuara nga qeveria e Kosovës.
Aktivitete publike dhe jopublikë të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarje tubime sportive, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.
Të ndalohet veprimtaria e klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave pishinave pas orës 23:00.
Të ndalohet eksporti i pajisjeve , materialeve medikamenteve nga ana e operatoreve ekonomik dhe prodhueseve përveç me vendim të qeverisë
Të gjitha institucionet qeveritare si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të marrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimit të ministrisë së shëndetësie që kanë të bëjnë më masa të përforcuara higjienike
Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportueseve
Të ndalohet transporti i i organizuar ndërkombëtar si më autobusë, minibus drejte vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas
Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Varësisht me situatën vendimet do të ndryshohen dhe plotësohen”.
Propozimi u votua nga kabineti qeveritar.
Qeveria u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi lidhur me coronavirusin.