Ilustrim

Korçë: Gjendet i vdekur 56 vjeçari

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen 8 të Korçës në Shqipëri. Viktima është shtetasi me inicialet N. Sh.

Ai u gjet i vdekur në banesën e tij dhe dyshimet e para janë se mund të jetë vrarë. 56-vjeçari mësohet se jetonte vetëm në banesë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për rastin.