Konjufca: BE nuk i ka dalë zot Kosovës për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosheqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Në takimin e shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim- Asociim, ai tha se Bashkimi Evropian ka lënë një shije të keqe në Kosovë.

“BE nuk i ka dalë zot Kosovës për liberalizim të vizave, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, kjo ka të bëjë me mospajtime të disa vendeve të BE. Kjo ka lënë shije të keqe të ne dhe humb vlerën në Kosovë”, tha kryekuvendeari Konjufca.

Tutje, kryetari i Kuvendit tha se Kosova është e përcaktuar për BE.

“Republika e Kosovës është fuqishëm e përcaktuar për BE. Ne nuk kemi projekt tjetër alternativ si vendet përreth. Nuk e shantazhojmë BE-në, ne duam ta meritojmë”, tha ai.