Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komunat më të prekura nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 567 mostra të testuara 56 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Me këto rezultate numri total i të infektuarve në Kosovë deri më tani arrin në 15 mijë e 814.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, komuna e Prishtinës është më e prekura, me 16 raste.

Komunat tjera të prekura janë: komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Sipas njoftimit të Institutit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 69 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve deri më tani në 13 mijë e 856.

Gjithashtu IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë.