Komuna e Obliqit dhe “Jetimat e Ballkanit“ nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e 20 shtëpive

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim hoxhën Halil Kastrati.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Komunës, bëhet e ditur se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Obiliqit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit“.

“Financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të komunës së Obiliqit, vlera e këtij memorandumi është 400,000.00 €, komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë në vlerë prej 100.000.00€, ndërsa shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit“ në vlerë 300.000.00€”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast kryetari Gashi ka falënderuar hoxhën Halil Kastrati për bashkëpunimin në ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve të Obiliqit dhe në punën e madhe që po bën në mbështetjen e familjeve skamnore në gjitha trojet shqiptare.