Mytaher Haskuka dhe Halil Kastrati me marrëveshje për ndërtimin e 30 shtëpive

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” lidhur me ndërtimin e 30 shtëpive.

Haskuka ak thënë se “këto shtëpi janë për personat që kanë nevoja për strehim, dhe këto shtëpi do të përfundojnë brenda afateve të parapara nga kjo shoqatë”.

Kryetari i shoqatës  “ Jetimat e Ballkanit” tregoi për planet e ndërtimit të shtëpive brenda këtij viti.

“Vjet dhe sivjet po bëhen 50 shtëpi me kulm mbi kokë, dhe po u sigurojmë strehim familjeve në nevojë.  Këtë vit planifikojmë ndërtimin e 400 shtëpive”, tha Kastrati.

Sipas tyre ndërtimi pritet të fillojë në muajin qershor.