Komuna e Prizrenit dhe shoqata Jetimat e Ballkanit dhurojnë 7 shtëpi për familjet në nevojë

Komuna e Prizrenit sot ka dhuruar shtatë shtëpi të reja për familjet në nevojë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një njoftimi në Facebook

Sipas Haskukës, këto shtëpi të reja janë pjesë e programit komunal në bashkëpunim me humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën Jetimat e Ballkanit.

“Është kënaqësi e veçantë që në një kohë të tillë krize ekonomike të shkaktuar nga pandemia, t’i gëzojmë familjet në nevojë duke i bërë me shtëpi të reja. Me Halil Kastratin nga Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, i dhuruam çelësat e fundit për 7 familjet përftuese nga programi ynë i përbashkët ku kemi ndërtuar gjithsej 30 shtëpi, që të gjitha të mobiluara dhe të gatshme për banim”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Haskuka ka njoftuar se nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, komuna ka ndërtuar edhe 29 shtëpi të tjera dhe ka bërë meremetimin e 71 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.