Kompania e Ujësjellësiit ‘Prishtina’ kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

Përmes një njoftimi, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka kërkuar nga Qeveria dhe dikasteret përkatëse ndihmë me urgjencë për pajisje me leje speciale, karshi operimit të ndërmarrjes.

Sipas këtij njoftimi, vendimi i Qeverisë për ndalimin e qarkullimit, mund të pamundësojë furnizimin me ujë të pijshëm.

“KRU” Prishtina” si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim u bën thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në teren, në 8 komunat e zonës së shërbimit, kur dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë më së shumti për ujë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Sipas kësaj Kompanie, rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe po ashtu pusetat e kanalizimeve, që sipas tyre, kohëve të fundit kanë qenë të shumta.

Dje, Qeveria e vendit mori vendim për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe të automjeteve nëpër rrugë.

 

ZYRTARE: Qeveria kufizon lëvizjen e qytetarëve

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.