Ujësjellësi ‘Prishtina’: Si shkak i gjendjes më vërshime thuajse e gjithë Prishtina do ketë çrregullime në furnizim me ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se për shkak të gjendjes me vërshime dhe turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit, përpos Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe lagjja “Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si: lagjja e Muhaxhirëve, Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.
Tutje, në njoftim potencohet se ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.
Një situatë e tillë, sipas ujësjellësit, do vazhdoj deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.
Në vijim gjeni njoftimin e KRU ‘Prishtina’ lidhur me çrregullimin në furnizimin me ujë: