Qeveria Kurti

ZYRTARE: Qeveria kufizon lëvizjen e qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndalojë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

“E konfirmoj që qeveria ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes për të preventuar shpërndarjen e coronavirusit. Është kufizim i plotë i qarkullimit për periudhat kohore, përveç funksionimit të institucioneve vitale të shtetit, ato që janë shërbime vitale”, tha ai.

Sipas tij dy javët e ardhshme janë kritike andaj edhe janë marrë këto masa.

“Qytetarët e kanë të ndaluar, janë dy javë të ardhshme kritike dhe ne kemi marrë masa shtesë, për kufizimin e lëvizjes që është e ngjashme me të Shqipërisë të cilat ministri e Punëve të Brendshme do të zbatojë”, tha ai.