Komisioni për Buxhet ‘rrëzon’ propozimin e Qeverisë për shkarkimin e anëtares së bordit të OSHP-së, Kimete Gashi
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka kaluar propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Pro këtij propozimi kanë votuar deputetët Jeta Statovci, Enver Haliti dhe Armend Muja, ndërsa kanë abstenuar Visar Korenica, Duda Balje dhe Eman Rrahmani.
Më 10 maj 2023 Qeveria e Kosovës i kishte propozuar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e Gashit për shkak të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina.
Qeveria nuk kishte dhënë një arsyetim konkret për kërkesën për shkarkimin vetëm të saj, edhe pse në panelin shqyrtues në të cilin ishte marrë vendimi për kthimin në rivlerësim të tenderit për insulina, kanë qenë edhe dy anëtarë të tjerë të bordit të OSHP-së.
Qeveria i propozon Kuvendit shkarkimin e një anëtare të Bordit të OSHP