Komisioni Europian

Komisioni Evropian: Kosova ka bërë progres në luftimin e terrorizmit

Komisioni Evropian në raportin e vitit 2021 për Kosovën ka gjetur se është bërë progres në luftimin e  terrorizmit.

Në raport thuhet se luftimi i terrorizimit është në  përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin e Përbashkët kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Riatdhesimi dhe rehabilitimi i luftëtarëve të huaj terroristë dhe familjeve të tyre në Kosovë shënon progres në luftimin e terrorizmit sipas Komisionit të BE-së.

“Veçanërisht në lidhje me rehabilitimin dhe riatdhesimin e luftëtarëve terroristë dhe familjet e tyre”, thuhet në raport.

Komisioni Evropian në raport ka dhënë rekomandime sa i përket parandalimit të pastrimit të parave.

“Autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efektive në veprimtarinë e tyre, përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave”.

Komisioni Evropian ka thënë që luftimi i pastrimit të parave duhet të bëhet në përputhje me të drejtën Evropiane dhe standardet ndërkombëtare.

 

Kurti pranoi Raportin e Progresit, lëvdon punën e Qeverisë në gjashtë muajt e parë