Raporti i Progresit me rekomandime për procesin e Vettingut në Kosovë

Komisioni Evropian në raportin e vitit 2021 për Kosovën në fushën e drejtësisë është ndalur edhe të procesi i Vetting-ut, duke dhënë edhe disa rekomandime në këtë drejtim.

Në raport fillimisht procesi i Vettingut është vlerësuar si një masë e fundit, që duhet të vijë në konsideratë me rastin e shterimit të gjitha mjeteve dhe mekanizmave ekzistuese për ruajtjen e integritetin të gjyqtarëve e prokurorëve.

Është kërkuar që të sigurohet ky proces dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane ndërkombëtare e po ashtu me këshillat e Komisionit të Venecias.

“Përpara se të ngrihet ndonjë mekanizëm i ri, efektshmëria dhe zbatimi i mjeteve ekzistuese duhet të analizohet dhe të përmirësohet, duke përfshirë ndryshimet legjislative”, është thënë në Raportin e vitit 2021.

Tutje raporti i Komisionit Evropian thotë se në fushën e drejtësisë ka pasur progres duke përfshirë këtu edhe ndjekjen penale dhe procedurat gjyqësore sa i përket rasteve të krimit të organizuar e rastet e nivelit të lartë të korrupsionit.

Në këtë drejtim thuhet se vazhdon te këtë ngecje në kapacitetin e gjyqësorit dhe organeve të ndjekjes për trajtimin e rasteve në kohë të arsyeshme.

Ndërsa thuhet se shteti i Kosovës ka bërë përpjekje që të vërë në zbatim ligjin për procedurat e ndërmjetësimit, e po ashtu se ka vënë në përdorim sistemin elektronik për menaxhimin e lëndëve dhe sistemin qendror të evidencave të natyrës penale.