Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Komisioni Evropian: Kosova ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën tregon se në luftën kundër krimit të organizuar ka pas progres të kufizuar.

Në aspektin e hetimit të këtyre veprave penale thuhet se organet e ndjekjes kanë arritur një progres të kufizuar.

Raporti thotë se Prokuroria Speciale ka arritur të forcohet në këtë drejtim më staf të specializuar për këto raste, duke shtuar këtu se janë zhvilluar edhe aktivitet trajnuese për luftën kundër krimit të organizuar.

Megjithatë, thuhet se duhet arritur deri të vënia në përdorim të plotë të mekanizmave të konfiskimit që janë të parapara me Kodin Penal dhe Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit.

Raporti thotë se Kosova duhet të ndërmarrë masa që të i forcoi organet e ndjekjes penale dhe të sigurohet që nuk ka ndërhyrje politike në aktivitet operative të organeve që zbatojnë ligjin.

Komisioni Evropian: Kosova ka bërë progres në luftimin e terrorizmit