Pikturë e realizuar nga Valza Manxhuka

"Arti, mënyra më e mirë për pasqyrimin e ndjenjave"

Perëndimi i diellit dhe eksperimentimi me ngjyrat janë të preferuarat e 14-vjeçares nga Gjakova, e cila është e pasionuar pas artit. 

Valza Manxhuka në kohën e lirë merret me pikturë dhe vizatim.  Për këtë ajo thotë se nuk ka mbajtur asnjë kurs. 

Punimet e saj janë të ekspozuara edhe në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ku ajo vijon mësimet. 

Në mesin e tyre është edhe një pikturë e Nënës Terezë dhe Skenderbeut, të cilat janë ekpozuar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. 

Ajo e sheh artin si mënyrën më të mirë për pasqyrimin e ndjenjave.

Pavarësisht talentit, Valza thotë se nuk ka plane që në të ardhmen të vazhdojë në këtë drejtim. 

Por piktura dhe vizatimi do të mbeten hobi për të, të cilat do t’i praktikojë gjatë kohës së lirë.

Autorja Ilda Kaqi është nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.