Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Klinika Infektive e stërmbushur me pacientë të prekur nga COVID, s`ka asnjë shtrat të lirë

Klinika për sëmundje ngjitëse apo Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk mund të pranoj më asnjë pacientë të infektuar me COVID-19, të gjitha kapacietet e kësaj klinike tanimë janë shfrytëzuar.

Klinika Infektive aktualisht ka të shtrirë 120 pacientë për 120 shtretër sa janë në këtë klinikë.

Përkundër mungesës së kapacietetev, UD i klinikës infektive, Arben Vishaj, thotë se gjendja në klinikë është e mirë dhe rastet i dërgojnë në klinikën e internos.

“E dërgojm në Klinikën Infektive 3 apo në Interno. Nuk kemi pas ndonjë rast kur nuk kemi pasur shtretër, kur të kryhet COVID 3 është e parapane me u hapë edhe Neuropsikiatria me u hapë”, tha ai për KALLXO.com.

Sa i përketë gjendjes së pacientëve Vishaj thotë se gjendja e tyre është e rëndë.

“Gjendja e shumicës nga pacientët është e rëndë, pacientë në gjendje të lehtë zakonisht nuk I ndalim në përgjithsi janë në gjendje të rëndë me oksigjeno – terapi”, tregoi tutje.

Në anën tjetër, për shtatë ditë në Kosovë kanë vdekur 42 qytetarë me COVID-19, 13 mijë e 62 qytetarë të tjerë janë infektuar.

Vetëm për 24 orëve në nivel vendi kanë vdelkur 11 qytetarë me SARS-CoV-2.

Aktualisht në nivel vendi janë 19 mijë e 695 raste aktive me coronavirus.

Për një javë, 42 persona të prekur nga COVID kanë vdekur në Kosovë