Për një javë, 42 persona të prekur nga COVID kanë vdekur në Kosovë

42 familje mbetën pa më të dashurit e tyre për vetëm një javë në Kosovë, si pasojë e vdekjes së familjarëve të tyre nga virusi corona, ndërsa 13 mijë e 62 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Gjatë kësaj jave më së shumti persona të vdekur me SARS-CoV-2 u regjistruan në 24 orët e fundit, 11 sosh.

Në raportin e fundit të Ministris së Shëndetësisë thuhet se një person i vdekur me coronavirus është ndërmjet moshës 10 – 19, dy të tjerë janë të moshës 50 – 59, ndërsa gjashtë të vdekur janë ndërmjet moshës 60 – 79, si dhe dy persona të tjerë janë mbi 80 vjeç.

MSh po ashtu bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 48 fëmijë nga zero deri në nëntë vjet janë prekur nga virusi, po ashtu të prekur me COVID-19 janë edhe 186 fëmijë në mes moshës 10 – 19.

Ndërsa, sa i përketë raste pozitive të regjistruara në Kosovë gjatë shtatë ditëve, kuptojmë se dje janë shënuar 2 mijë e 279 raste pozitive dhe është shënuar numër më i lartë i rasteve gjatë javës.

Në Kosovë është duke dominuar variant “Delta”.

Aktualisht në nivel vendi janë 19 mijë e 695 raste aktive me coronavirus.

Spitalet e mbingarkuar me pacientë

Në anën tjetër, spitalet janë të mbingarkuara e me mungesë të barnave esenciale gjë që e vështrison edhe më tepër sistemin shëndetësor në vend.

Nëpër klinika e spitale rajonale në vend janë duke u trajtuar 858 pacientë me coronavirus, 664 prej tyre më oksigjeno – terapi ndërsa 32 në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, klinika për sëmundje ngjitëse nuk ka më vend për pacientë. Kjo klinikë ka 120 shtretër dhe sipas raportit të fundit thuhet se në klinikë janë të shtrirë 120 pacientë.

Ndërsa klinika e pulmologjisë ka 42 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë, Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë.

Sa i përketë spitaleve rajonale, spitali i Pejës është duke trajtuar 138 pacientë, ai i Gjakovës 110,  spitali i Prizrenit, 107 pacientë, spitali i Gjilanit, 105 pacientë, spitali i Ferizajt, 65 pacientë, ai i Vushtrrisë 41 si dhe i Mitrovicës 15.