Ilustrim

Kishin lidhje jashtëmartesore, e paraqet në polici se po e shantazhon me publikimin e fotove dhe videove intime

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka shantazhuar ish-të dashurën me video e fotografi intime.

Policia ka njoftuar se ankuesja ka raportuar se me të dyshuarin për disa vite kishte pasur lidhje jashtëmartesore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.