Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për mashtrim dhe shantazh

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për A. B., i dyshuar për mashtrim dhe shantazh.

Prokuroria këtë kërkesë e ka parashtruar mbi bazën e dyshimit se A. B., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve e ka mashtruar dhe e ka vënë në lajthitje të dëmtuarën A. H. në emër të shërimit të vajzës së saj.

I dyshuari ishte paraqitur si person me aftësi fetare shëruese dhe kishte rënë në kontakt me të dëmtuarën.

Kjo e fundit i kishte dërguar në vazhdimësi para në shumë prej 10 mijë franga.

A. B. sipas prokurorisë e kishte kanosur të dëmtuarën se do të zbulonte lidhjen e tyre jashtëmartesore duke i kërkuar të holla që ta tërhiqte pensionin e Zvicrës dhe të ia sjellë të dyshuarit.

Kur e kupton e dëmtuara se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t`i dërgoj të holla, i dyshuari me llogari falso i dërgon foto dhe video bashkëshortit të dëmtuarës në rrjetin social të facebookut.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A. B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, e mashtron dhe e vë në lajthim personin tjetër, duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së saj dhe atë të dëmtuarën A. H., dhe pasi e dëmtuara e kishte vajzën të sëmurë, e njëjta bie në kontakt me të pandehurin dhe prezantohet si person me aftësi fetare shëruese. Në emër të këtij shërimi e dëmtuara i dërgon vazhdimisht të holla përmes agjencinë së transfereve në shumën prej 10,000.00 Franga”.

Gjithashtu i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, sipas prokurorisë e kanos personin, se do të zbulonte lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ia sjell të pandehurit.

Sipas Prokurorisë, kur e dëmtuara “kupton se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t’i dërgojë më të holla, i pandehuri, me llogari falso, i dërgon të gjitha fotot dhe videot bashkëshortit të saj, përmes rrjetit social Facebook”.