Ilustrim Foto: KALLXO.com

E shantazhoi me fotografi intime dhe e kanosi me vrasje për dy vjet rresht, arrestohet i dyshuari

Një grua nga Obiliqi ka raportuar në Polici se gjatë përgjatë dy viteve, që nga viti 2021 e deri në 2023 është shantazhuar dhe kanosur nga një burrë.

I dyshuari kishte kushtëzuar viktimën se në rast se nuk e vazhdon lidhjen e dashurisë do i publikoj fotografitë intime të viktimës.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka treguar se ka marrë edhe kanosje me vrasje të saj ose ndonjë anëtari të familjes së saj.

Personi i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.